Policia greke arriti të kapë 4 nga 5 të arratisurit nga nga burgu Chania në Kretë. 4 shqiptarë dhe një pakistanez, të dënuar për vepra të rënda penale, arritën të sharrojnë hekurat e një dritareje tualeti në pritje të jë transferimi, duke “çarë ferrën” siç thuhet në të tilla raste.
Por ajo që bie në sy në këtë ngjarje, është një dropullit mes katër shqiptarëve. Quhet Olsi Thoma Prifti, 43-vjeç.
Si dropullit, patjetër që duhet të jetë dhe minoritar, i plotë apo në një përqindje të caktuar, në varësi të origjinës së prindërve. Dhe këtu është rasti për t’u theksuar se minoritarët pothuajse mungojnë tërësisht në veprat e ndryshme penale në Greqi ku rezultojnë shqiptarë.
Olsi Prifti, i arrestuar në vitin 2016, është i dënuar me burgim të përjetshëm për “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Grabitje”, “Grabitje me pasoje vdekje”, “Vjedhje”, etj.
Shokë të tij në këtë rast ishin:
Mateo Barjami, 29 vjeç, banues ne Mollas, Kolonjë, i dënuar me 20 vite burg për trafik droge.
Ardian Meta, nga Divjaka, 32 vjeç, i dënuar me 24 vite burg për grabitje.
Bledar Frroku, 34-vjeç, nga Lezha i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burg dhe 30.500 euro gjobe për “trafik droge”. /sarandacity.al/