Një situatë e rëndë po konsumohet te zona e “5 Majit” në Tiranë, aty ku prej javësh, me dhjetra banorë, pothuajse të gjithë të ardhur pas ’90, ngjashëm siç te “Astiri”, po rezistojnë ndaj projektit qeveritar për një lagje të re, me godina të reja, në kuadër të Rindërtimit, ku ata do kompensohen gjithashtu me banesa të reja, me aq metra katrorë sa ç’kishin në shtëpitë e tyre. Kjo, sipas shpjegimit të qeverisë apo pushtetit lokal në Tiranë, Bashkisë në këtë rast.
Por banorët e atyshëm, banesat e të cilëve janë në proces rrafshimi, nuk janë dakort me këtë ofertë dhe po rezistojnë.
Ditë pas tensioneve me lirimin forcërisht të banesave, ku fjalën e ka Policia, është rishfaqur e njëjta situatë dhe mëngjesin e kësaj të mërkure.
Forca të shumta policore po nxjerrin banorë forcërisht, duke prodhuar skena të dhimbshme në raportin shtet-qytetar.
Dhe, ndër shumë akuza apo mallkime nga ana e tyre që po nxirren forcërisht nga banesat, veçoi njëra ku i pari i qeverisë goditet verbalisht në fenë e tij.
“O Edi Rama, o Sllobodan, o ortodoks i ndyrë, largohu! Largohuni nga shtëpia, kam mbi 30 vjet këtu. Le të vijë Edi Rama këtu. Pushtet i fëlliqur, pushtet i ndyrë”, thërriste një prej tyre, i hipur në dritaren e shtëpisë së tij, e planifikuar për t’u shembur. /sarandacity.al/