Në Delvinë, përkundër trishtimin të përgjithshëm social, nga ikjet e shumta dhe papunësia, po tentohet të bëhen ca punë publike si sinjal se jeta aty vazhdon dhe do të vijojë të jetohet, paçka kohëve të vështira që po kalon ky qytet deri dje plot jetë.
Kështu, sipas asaj çfarë njofton Bashkia, aty po tentohet të ketë një estetikë të pranueshme urbane.
“Pas mbjelljes së pemëve, filloi rregullimi i trotuarëve të dëmtuar”, shkruhet nga kryebashkiakja Qilimi.
Ndërkohë, vjen lajmi se në qytet po bëhet gati të hapet një rrobaqepësi, te e cila pritet të punësohen një pjesë e mirë grash e vajzash. /sarandacity.al/