Ilir Meta, nga pozicioni i kreut të shtetit, ka imituar Berishën në një shprehje të njohur të këtij të fundit, drejtuar deputetëve socialistë, në kohën kur qe kryeministër, duke thënë “Jam Sali Berisha unë, o budallenj”.
Meta thjesht ka avancuar paksa, ku fjalës “budallenj” i ka shtuar një “super” përpara.
Në një dalje të radhës para medias, me të njëjtën sjellje kontraverse, për të kumtuar se ka denoncuar Kuvendin në SPAK e Prokurori, me pretendimin se ka bërë fallsifikim në rastin e shkarkimit të tij, Meta nxorri dhe shprehej alla Berisha.
Duke iu referuar dhe ndërkombëtarëve, ai tha në stilin e tij nervoz: “Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas, vendas dhe ndërkombëtarë, rilindas vendas mavi dhe blu, dhe rilindas ndërkombëtarë kudo ku janë, se do varrosin de fakto pluralizmin politik në Shqipëri.
Do marrin përgjigjen e merituar. Për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta u them atyre, o superbudallenj”, tha kështu njeriu që mban postin e Presidentit. /sarandacity.al/