“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale ‘Ngacmimi seksual, shtetasin I. B., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, banuese në Sarandë, se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, thuhet në më të fundit raport të Policisë.
Nga ana tjetër, raportohet se “Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë proceduan penalisht për veprën penale ‘Prerja e paligjshme e pyjeve’, shtetasen E. Xh., 35 vjeçe, banuese në Shenvasil, Himarë, pasi është konstatuar në aksin rrugor Bamatat –Vllahat, Delvinë, duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”. /sarandacity.al/