Për atë çfarë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e “5 Majit” në Tiranë, kryeministri Rama u ballafaqua sërish me ragime të ashpra në rrjete, duke u pyetur sfidueshëm se “a ka zemër?”.
Një banore prej atyre që do iu prishej banesa, i drejtohet kreut të qeverisë me fjalët: “Se di a keni zemër a logjikë”, duke shtuar se “do ngeleni në histori si njeriu që risolli diktaturën”.
Blerta Huba i drejtohet kryeministrit: Z/Rama përshëndetje. Përsëri un jam… Se di a keni zemër ,,, a keni logjikë ,,,a jeni njerëz se në fakt kur shoh veprimet të 5-maj dyshoj shumë.
Janë veprime jashtë çdo logjike njerëzore veprimet që po bëhen te 5-maj Do ngeleni në histori si njeriu që ri-solli diktaturën në Shqipëri.
Koha do ta tregojë se po veproni tepër gabim por ateherë do jetë vonë. Do jetë vonë për ne qe po na shkatërron jetën, por do jetë vonë dhe për ty që të korrigjohesh. Fëmijët tanë nuk do munden ti harrojnë këto pamje që po u ofrohen.
Reagimi i Ramës: Blerta Huba në cilën diktaturë zonjë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje dhe sa të ndërtohet shtëpia të mban me qera, ku, kur ka ndodhur diçka e tillë?
Fyerjet nuk janë argumenta, ndërsa përmendja e diktaturës kështu pa lidhje fare është fyerje për të gjitha viktimat e diktaturës!
Kujtojmë: në zonën e “5 Majit”, siç dhe në Paskuqan apo më tutje në Laprakë e Kamës, do ketë prishje banesash për t’i hapur rrugë ndërtimit të lagjeve të reja në kuadër të Rindërtimit.
Qeveria thotë se të gjithë do kompensohen në metra katrorë aq sa kishin në banesat e tyre, pra në pallatet e reja që do ndërtohem, por banorët protestues janë mosbesues dhe kontestues ndaj procesit. /sarandacity.al/