Parku Kombëtar i Butrintit njofton për një zhvillim të fundit lidhur me të.
“Butrinti merr Certifikimin sipas standardit të projektit Mo.Na”, njoftohet nga Parku, duke u shtjelluar më tej:
“Gjatë takimit nr. 7 dhe 8 të komitetit drejtues të projektit Mo.Na (programi Interreg Balkan-Mediterranean 2014-2020) u morën në shqyrtim aplikimet pilot për zonat studimore të projektit përkatësisht Ishulli i Santorinit-Greqi, Butrinti – Shqipëri, qendra historike e Nesebarit – Bullgari dhe Pylli Pafos – Qipro.
Standardi Mo.Na është një nga produktet kryesore të projektit Mo.Na i cili vlerëson menaxhimin e integruar të siteve të trashëgimisë botërore UNESCO”. /sarandacity.al/