Ndërroi jetë motra e shkrimtarit Ismail Kadare, e njohur ndrushe si Kakuja, shkurtim i emrit të saj Kadrie Kadare.
Kështum, gjeniu i letërsisë shqipe, ende aktiv, pëson dhimbjen e dytë në pak kohë brenda familjes. Ai, para pak muajsh, do humbte dhe të vëllanë, mjekun e njohur Shahin Kadare, që në fillimet e ’90-ës do kishte dhe pak angazhim politik, fillimisht me PD-në dhe më pas Aleancën Demokratike.
Por kush ishte Kakuja?
Ajo njihej gjerësisht si korrektore shtypi, njohëse e shkëlqyer e shqipes, personazh i shumë redaksive të gazetave të njohura në vend në këto 30 vite pluralizëm edhe mediatik.
Kakuja ishte e superzellshme ndaj profesionit të saj, por dhe një njeri tejet komunikativ, duke qenë ndër personat më të dashur për stafet e ndryshme të gazetarisë së shkruar.
Megjithatë, sa qe në jetë, ajo qe pak ose aspak personazh publik. Tani që është shuar, për të po shkruhet pa fund; mbresa gazetarësh që punuan e u miqësuan me të. /sarandacity.al/