Rrugorja e Sarandës po tregohet e “pamëshirshme” këto ditë në ndëshkimet e saj për shkelje të ndryshme, përkthyer ndryshe, në gjoba.
Tolerante, sidomos në kohë sezoni, duke marrë në konsideratë kontekstin e flukseve dhe mundësive të vogla për parkim që qyteti ofron, ndodh që në faza të caktuara jashtë sezonit të çojë sinjale se rregullat e qarkullimit, ato parkimit sidomos, duhen respektuar.
Kështu, këto ditë është një valë e tillë ndëshkimore, ku përfshihen dhe automjete me ndonjë rrotë mbi trotuar apo vija të bardha, veç atyre në vende të gabuara ose në parkim dysh. /sarandacity.al/