Kanë kaluar 16 muaj nga zhdukja misterioze e 19-vjeçares shqiptare Artemis Vasili në Greqi.
Çështja ende është pezull, duke bërë që ankthi të gërryejë prindërit e saj, të cilët ende nuk mund ta besojnë se vajza e tyre nuk është me ta prej më shumë se një viti.
Së fundi ka folur i ati i saj:
“Lutemi të marrim një telefonatë nga ajo sepse shpresa vdes e fundit. Ne besojmë se është gjallë.
Shkuam edhe në Kaminia ku na u tha se Artemis është varrosur, policia ka filluar hetimet dhe ato vazhdojnë.
Nuk dyshonim për asgjë pasi Artemisa ishte paksa e mbyllur. Ajo nuk dilte. Unë ende insistoj se dikush e ka rrëmbyer. Shpresoj të paktën të jetë larguar me një djalë. Kemi kërkuar të hetojmë të riun që Artemis u përfshi në një lidhje. Që nga momenti kur ai hyri në jetës e saj gjërat ndryshuan.
Një grua që ka dëshmuar, ka treguar se në orët e para të së shtunës, disa orë pas zhdukjes së Artemidës ka parë një vajzë që dukej e shqetësuar duke ecur me nxitim në Marathonos Avenue, po nuk ka siguri 100 përqind që ishte ajo,” thotë i ati i përlotur për mediat greke. /sarandacity.al/