Në një raport të fundit policor theksohen disa raste tentative ryshfeti ndaj efektivëve, por që e ryshfetdhënësit e kanë pësuar. Aty veçohet dhe një rast në Sarandë.
“Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve, janë evidentuar dhe goditur dhjetëra raste të mitëdhënies, kryesisht nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme, në të gjithë vendin.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë goditur 5 raste të mitëdhënies, konkretisht 3 nga Policia Rrugore e Tiranës, një nga Policia Rrugore e Fierit dhe një nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit të Policisë Sarandë. Gjatë javës që lamë pas janë goditur edhe 18 raste të tjera të mitëdhënies”, thuhet në komunikatë, ku për rastin e Sarandës thuhet:
“Në Sarandë, është arrestuar në flagrancë shtetasi V. K., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, i cili pasi është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme Sarandë, duke drejtuar mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, u ka ofruar para punonjësve të Policisë, për të shmangur masën administrative”. /sarandacity.al/