Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro premtoi se këtë vit, në sezonin e pritshëm, nuk do mund të ketë çadra me çmime abuzuese.
“Nuk mund të pranohet në parim që abuzimi me çmimet e çadrave e të shezlongeve private të jetë fantazmagorik në plazhet që edhe nëse administrohen përkohësisht nga subjekte private, janë dhe mbeten pronë publike”, u shpreh ministrja Kumbaro gjatë fjalës së saj për projektiligjin mbi aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën Kuadër për Etikën në turizëm dhe protokollin opsional të saj”.
Ajo gjithashtu bëri me dije se nuk do të lidhen kontrata me subjekte që nuk kanë vrojtues plazhi dhe janë debitor tek tatimet.
“Ndërsa ju ftoj të votoni këtë Konventë të etikës në turizëm, nuk mund të mos theksoj se këtë vit nuk do të lejohen ndërtimi i bareve të plazheve pa leje.
Gjithashtu nuk do të lidhen kontrata nëse nuk do të sigurohet prania e vrojtuesve të plazhit që shpëtojnë jetë, e po ashtu nuk do të lidhet kontrata nëse subjekti është debitor në tatimet qendrore apo vendore.
Do të jemi në monitorim të plotë për të parandaluar abuzimet në territor, në shërbime, dhe në çmime”, u shpreh Kumbaro. /sarandacity.al/
277056 538601I real delighted to locate this website on bing, just what I was looking for : D also bookmarked . 507881
316988 466502Im impressed, I ought to say. Genuinely rarely do you encounter a weblog thats both educative and entertaining, and let me let you know, you may have hit the nail about the head. Your concept is outstanding; ab muscles something that too few folks are speaking intelligently about. Im delighted i identified this in my hunt for something about it. 38165
176888 587177But wanna comment on few common things, The web site style is perfect, the content material is actually excellent : D. 800425
308264 712944Some genuinely interesting information, well written and typically user genial . 978929