Butrinti ju gëzuar fitores së radhës, asaj ndaj Përmetit, realizuar në transfertë.
Një gol ka qenë i mjaftueshëm për tre pikët që e kanë çuar në vendin e parë, duke e afruar gjithashtu më shumë me Kategorinë e Parë, synimi final i këtij sezoni.
Tashmë janë përballë sfidës së pritshme, asaj të së dielës në derbin me Delvinën, e cila ndodhet në vend të parafundit, pasi nuk është në ditët e saj të mira.
Por kur është fjala për këtë përballje, e cila është tradicionale e plot nerv, të dy ekipet shfaqen në formën më të mirë të mundshme, ndaj dhe pozicioni i Delvinës në renditje ka pak vlerë në këtë rast. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ohKMdw3q640