Dy anije të Forcës Detare shqiptare i janë bashkuar përpjekjeve për shuarjen e zjarrit në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë të përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në det.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili tha se “fillimisht zjarri ka rënë jashtë ujërave tona territoriale, por tashmë operacioni po kryhet në ujërat tona territoriale, 5 milje larg Porto Palermos”.
Ministri Peleshi u shpreh se “në operacionin që po drejtohet nga pala greke janë angazhuar edhe anijet e Forcës sonë Detare, Butrinti dhe ajo patrulluese R-117”.
Më herët pasagjerët dhe pjesëtarët e ekuipazhit janë evakuuar nga anija.
Trageti i linjës Brindizi-Gumenicë, me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit në bord, u përfshi nga flakët teksa po udhëtonte në detin Jon midis portit grek të Igumenicës dhe Brindisit. Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të tragetit ”Grimaldi”, në bordin e të cilit ka shpërthyer zjarri, janë të gjithë të sigurtë në ishullin grek të Korfuzit.
531757 65381Was koche ich heute – diese Frage stellen sich tag fuer tag viele Menschen. Und wir haben tag fuer tag die perfeckte Antwort darauf! Besuchen Sie uns auf unserer Webseite und lassen Sie sich von uns beraten . Wir freuen uns auf Sie! 374720