Deri më tani, 11 persona vijojnë që të jenë të zhdukur pas marrjes flakë të tragetit të pasagjerëve “Euroferry Olympia”, i cili u shkrumbua mëngjesin e kësaj të premteje në zonën detare në verilindje të ishullit Ereikousa, në veri të Korfuzit, gjatë itinerarit të planifikuar nga Igumenica në Brindisi.
Mediat e huaja bëjnë me dije se rojet bregdetare kanë bërë me dije se 278 persona, anëtarë të ekuipazhit dhe pasagjerë janë shpëtuar.
Ndërkohë, disa nga personat që ndodheshin në anije ndihen me fat që kanë arritur të shpëtonin.
“Gjithçka filloi nga garazhi i anijes rreth orës 4:30, ne u trembëm. Për fat të mirë, gjithçka shkoi mirë, por nuk e di se çfarë po ndodh në garazh, edhe nëse kishte shoferë në atë kohë”, ka thënë një pasagjer.
Një tjetër dëshmitar thekson se ekuipazhi ishte i trajnuar mirë dhe se kanë reaguar menjëherë në lidhje me këtë situatë të frikshme.
Σε εξέλιξη η επιχείρηση κατάσβεσης στο E/Γ-O/Γ Euroferry Olympia 🛳, στη θαλάσσια περιοχή ΒΑ της νήσου Ερεικούσσας. pic.twitter.com/qCfSJ64t1t
— Πυροσβεστικό Σώμα (@pyrosvestiki) February 18, 2022
“Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë. Flakët filluan të dilnin nga kuvertët e jashtëm pasi ne u larguam nga anija, filluam që të dëgjonim shpërthime që logjikisht vinin nga gomat e kamionit. Ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar, e kuptova”, ka thënë një tjetër. /sarandacity.al/
78480 784981I gotta bookmark this website it seems quite beneficial . 13565
145684 530079You produced some decent points there. I looked online to the concern and discovered a lot of people is going in addition to using your web site. 952327