Mes vështirësivë të shumta dhe tashmë edhe natës, vijojnë hetimet e ankthshme për gjetjen e të zhdukurve nga anija e djegur “Euroferry Olympia”, një dramë detare ndodhur në afërsi të Korfuzit. Ndërkohë, sipas një njoftimi zyrtar, sqarohet se ata janë 12 dhe jo 11 siç ishte shpallur fillimisht.
Njëkohësisht vijojnë me mjete lundruese përpjekjet për shuarjen e zjarrit.
Nga i gjithë operacioni, deri më tani janë shpëtuar 278 persona, përfshirë një person që nuk ishte në listën zyrtare të pasagjerëve, ndërsa 12 të tjerë janë raportuar të zhdukur, mes të cilëve tre shtetas grekë.
Më herët gjatë ditës së sotme, u arrit të shpëtohen dy shoferë të huaj, një bullgar dhe një turk, të cilët ishin bllokuar brenda anijes. /sarandacity.al/