Kryeministri shpërndau një video nga fushata e Këshillimit Kombëtar, ku tregohet se si janë përgjigjur disa nga qytetarët lidhur me legalizimin e kanabisit.
Shumë prej tyre janë pro legalizimit, sigurisht për qëllime mjekësore.
“Ja disa përgjigje me video për pyetjen nëse Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak”, shprehet Rama.
E pyetur mbi këtë çështje një e re tha se “kur e kanë përdorur shumë breza përpara nesh, pse jo ne sot”, teksa një i ri tjetër u shpreh me bindje të plotë se “po duhet të legalizohet”.
“Shëndeti është mbi të gjitha dhe nëse është në interes të shëndetit në rregull”, theksoi një qytetar në moshë, ndërsa një tjetër qytetare u shpreh kundër. Një e re tjetër tha se, “përderisa e ka legalizuar bota duhet ta legalizojmë edhe ne”. /sarandacity.al/