Arkivat Shqiptare kanë publikuar një fakt ose aspak të ditur nga publiku, atë që Belshi në Elbasan është propozuar të ishte kryeqytet i Shqipërisë. Dhe kjo nga Sami Frashëri.
“A e dini se qyteti i Belshit, i konsideruar si ‘kërthiza e Shqipërisë’, në shekullin e XlX u propozua të bëhej kryeqytet i vendit?
Propozimin e bëri Sami Frashëri sipas të cilit, Belshi kishte një pozicion të mirë gjeostrategjik, klimë të mirë dhe njihej si një zonë me kulturë e tradita.
Belshi nuk u bë kryeqytet por së fundmi është kthyer në atraksion turistik për qytetarë të shumtë që zgjedhin të kalojnë fundjavën”, shkruan Drejtoria e Arkivave.
Në fakt, Belshi është diç mes një fshati dhe një qyteze. /sarandacity.al/