Shoqata Shqiptare e Turizmit i kërkon Komitetit Teknik të Ekspertëve të heqë masat kufizuese që lidhen me orën policore, duke u bazuar në praktikat që po ndjekin edhe vendet e tjerë, jo vetëm për të favorizuar këtë sektor, por bazuar edhe mbi ecurinë e pandemisë.
Kryetari i Sektorit të Hoteleve në këtë shoqatë, Zak Topuzi thotë se industria e bareve dhe restoranteve, që është lidhur ngushtësisht me turizmin, është sektori i vetëm që po vuan pasojat shkatërruese të pandemisë.
Aktualisht, ora policore në Shqipëri nis në orën 23:00 dhe përfundon në orën 6:00.
Ndërkohë që, Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk mblidhet prej disa javësh për të vendosur nëse do të ketë ndryshime të masave kufizuese, përsa kohë numri i të prekurve nga COVID-19 është në rënie të ndjeshme. /scan/