Peshkatarët grekë kanë kapur një nga peshqit më të mëdhenj të dekadës së fundit në detin Jon, në ujrat e Greqisë.
Sipas televizionit SKAI, bëhet fjalë për një peshk ton me peshë 390 kilogramë dhe rreth 3 metra të gjatë.
Sipas shitësit të peshkut të marketit Renti, peshku do të dërgohet në tregun europian, ndoshta i prerë në feta.
Edhe pse kërkesa për ton është shumë e lartë nga Azia, për shkak të koronavirusit është shumë e vështirë të transportohet, theksoi ai. /sarandacity.al/