Vijojnë të dalin detaje mbi anijen e përfshirë ngë flakët në ujrat greke, në afërsi të Korfuzit, pikërisht Euroferry Olympia-n e linjës Igumenicë – Ankona, ku ende po kërkohet për të zhdukur.
Një avokat transporti foli së fundi për median grekë, më saktë për protothema.gr, duke e cilësuar atë si një “kopsht zoologjik”. Dhe kjo ishte sipas tij arsyeja se pse shoferët zgjodhën të flinin në kamionë dhe jo në kabina.
Një shofer që punon në një kompani transporti që operon në Greqi dhe Itali, me një flotë prej 30 kamionësh, u ankua nëpërmjet avokatit të tij z.Michalis Markoulakou (përfaqësues i kompanisë së transportit), për kushtet e mjerueshme të higjienës që mbizotëronin brenda Euroferry Olympia.
Sipas ankesës, drejtuesit e kompanisë së transportit në fjalë u kërkuan punëdhënësve të tyre që të ndalonin itinerarin e caktuar me anijen Euroferry Olympia që nisej çdo të enjte nga Igumenica. Madje njëri prej tyre ka prezantuar edhe material fotografik ku i gjithë trupi duket se i është ngrënë nga pleshtat. Prania e tyre në anije ishte një nga arsyet pse shumë shoferë preferonin të flinin në kabinat e kamionëve të tyre dhe jo në kabinat e pista të Euroferry-as.
Siç tha avokati, “kushtet higjienike në anije ishin të papranueshme deri në atë masë sa drejtuesit e kishin quajtur ‘kopsht zoologjik’”. Ndaj, shumë kompani transporti zgjodhën të mos dërgonin kamionët e tyre me këtë anije, sepse drejtuesit e tyre refuzuan të udhëtonin në këto kushte.
Vetë shoferët kishin frikë se duke qenë se anija dukej kaq e lënë pas dore, sigurisht që do të kishte mangësi serioze në pajisjet e saj mekanike / elektrike dhe të tjera të sigurisë.
Dhe sipas tyre, kjo çoi dhe në zjarrin dramatik. /sarandacity.al/