Një tjetër trup i gjetur në Euroferry Olympia, anija që ishte në zjarr për ditë të tëra dhe tani është tërhequr në portin e Astakos.
Një trup i djegur brenda një kamioni është gjetur mëngjesin e sotëm nga personat e EMAK-ut që po operojnë në Euroferry Olympia.
Operacioni vazhdon dhe synimi i ekipeve të shpëtimit është që të mund të hapin katapultën e anijes. Sipas informacioneve, shumica e kamionëve janë ngarkuar në garazhin 2. Tani janë tetë persona të bllokuar-të zhdukur.
Mbrëmë një tjetër kufomë e djegur u gjet sërish në garazhin 2.
Bëhet me dije se sipas informacioneve janë njoftuar të gjithë familjarët e të zhdukurve për të shkuar në spitalin e Mesolongjisë për të identifikuar trupin. /sarandacity.al/