Romina Pulaj, e arrestuara e bujshme e këtoditshme në Sarandë, 31-vjecarja që mbante postin e drejtimit të IKMT-së lokale, u la në burg në një dhënie mase në Gjykatën e Sarandës.
Kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, ajo akuzohet për “Shpërdorim detyre” në rastin e një pallati 7-katësh, pronar i së cilës është Pando Papuçiu. Një urdhërarresti ka dhe për këtë të fundit, e që për këtë arsye është në kërkim.
“Arrest me burg” për zyrtaren Pulaj u kërkua nga prokurori Kledian Llaho, masë kjo e dhënë edhe nga gjyqtari Shkëlzen Licaj.
Por dyshja e avokatëve mbrojtjës Gjergji Imeraj dhe Agron Gurëbardha e cilësuan këtë vendim të padrejtë.
Duke argumentuar pafajësinë e znj. Pulaj, ata kaluan në një plan tjerër në kontestimin e tyre.
“Nëse duan t’i zënë vendin e punës është tjetër gjë. Ne kërkuam detyrim paraqitje, por edhe ajo ishte e tepërt apo sigurim financiar”, tha dyshja mbrojtëse.
Vetë znj. Pulaj nuk ka pranuar asnjë nga akuzat, duke pohuar se ka ndërhyrë pranë subjektit kur ka pasur shkelje. /sarandacity.al/
836371 379145Hello there! Do you know if they make any plugins to protect against hackers? Im kinda paranoid about losing everything Ive worked hard on. Any suggestions? 847299
127970 794087Maintain in touch whilst functioning from your personal home office with out all with the hassle of purchasing or procurment costly office equipment. Debtors are allowed to apply with their a bad credit score background whenever. 51139
878264 387458quite good post, i undoubtedly adore this outstanding site, carry on it 220548