Konflikti Rusi-Ukrainë ka ndikuar menjwherë në rritjen e çmimit të grurit që Shqipëria importon nga Rusia.
Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor, Theodhor Kristuli thotë se brenda 24 orësh, çmimi u rrit me 10%, ndërkohë që bizneset shqiptare kanë rezerva për 2-3 muaj.
Sipas Kristulit, tregtarët po hedhin sytë nga tregjet evropiane për të siguruar grurin, por kostot janë më të larta, ndërkohë që së bashku me rritjen e çmimit të karburantit, këto kosto do të sjellin rritjen e çmimit të bukës.
Kryetari i Unionit Tregtar Agroushqimor flet edhe për mundësinë e mungesës së sigurimit të sasisë së nevojshme të grurit, si pasojë e luftës. /scan/