Bashkia Delvinë ofroi pamje nga një proces në Vergo, të ndjeshëm për jetën e fshatit e të bujkut.
Sipas saj, pas 30 vitesh aty po ndodh ajo që kanë pritur banorë të zonës.
“Në Njësinë Administrative Vergo për të parë nga afer punën që kryhet për pastrimin e kanaleve kulluese si dhe për të biseduar me banorët e zonës rreth problematikave që hasin në fushën e bujqësisë.
Puna që po kryhet për herë të parë pas një periudhe 30-vjeçare, synon të përmirësojë e të vërë në funksion sistemin kullues dhe vaditës e për rrjedhojë të mos kemi më toka bujqësore të braktisura e të lëna djerrē”, shkruan Bashkia. /sarandacity.al/