Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të sallës ku do të zhvillohen negociatat mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për të pritur negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës. Ardhja e delegacioneve është në pritje”, tha Ministria e Jashtme bjelloruse përmes Twitter-it.
Inteligjenca ukrainase ka sugjeruar se “Bjellorusia po tregon gatishmëri për t’u përfshirë drejtpërdrejt në pushtimin rus”.
Më herët, Ministria e Bjellorusisë, gjithashtu përmes Twitter, njoftoi:
“Ne rikonfirmojmë angazhimin tonë për të bërë çdo përpjekje për të rivendosur paqen në Ukrainë, për të ndaluar gjakderdhjen midis popujve vëllazërorë sllavë.
Bjellorusia gjithmonë ka mbrojtur përdorimin e mjeteve diplomatike dhe negociatave për të zgjidhur çdo çështje.” /sarandacity.al/