Pas afro dy vitesh, nuk do ketë më orë policore për arsye pandemike.
Kjo u kumtua në mbledhjen më të fundit të Komitetit Teknik.
Edhe pse ora policore ishte diçka e harruar, ajo ekzistonte gjithsesi zyrtarisht dhe në emër të saj mund ta pësoje nga policia nëse kjo e fundit do ishte rigoroze.
Situata pandemike në vend është përmirësuar dhe për këtë kryetarja e Komitetit në fjalë, Mira Rakacolli tha se ora policore do të hiqet.
Por mbetet në fuqi mbajtja e maskës në ambientet e mbyllura, si dhe pjesëmarrja në 30% në koncerte apo evente.
Masat në fuqi:
-Ata që janë të infektuar, pra pozitivë me Covid-19 do qëndrojnë për 5 ditë në karantinë nga ajo 10 ditë që ka qenë.
-Vaksinimi është i këshillueshëm të fillojë që nga 12 vjec.
-Të gjithë që hyjnë në Shqipëri duhet pasaporta e vaksinimit ose testi PCR. Ata që s’i kanë do të qëndrojnë në karantinë.
-Maska në ambientet e mbyllura.
-Masa për grumbullimin në konferenca 30% të kacitetit. /sarandacity.al/