Kryeministri Edi Rama njoftoi se gjatë këtij muaji do të nisë mbyllja e sporteleve të shërbimeve të administrates, ku më pas të gjitha shërbimet do merren në e-Albania.
“Brenda pak ditësh ose dy javëve të para të marsit, ne do të bëjmë publike atë që kemi paralajmëruar: mbylljen e sporteleve të shërbimeve në mënyrë që shërbimet t’i marrin nga telefoni, kompjuteri pa pasur nevojë për të mbajtur radhë, pa pasur nevojë për të kërkuar miq të njohur, pa pasur nevojë të fusin dorën në xhep.
Platforma E-albania na shërbeu mirë gjatë pandemisë. Një gjë e tillë do ndodhë dhe me sportelet.
Kemi krijuar një mekanizëm të tërë kontrolli në mënyrë që të dimë në kohë reale, në të gjithë Shqipërinë, për këdo që i vonohet një përgjigje.
Do i japim një goditje të madhe atij korrupsioni të vogël, për atë pjesë që ka të bëjë me shërbimet me dokumente”, shpjegoi i pari i qeverisë nga Lushnja, i ndodhur në një takim elektoral. /sarandacity.al/