Një predhë goditi një maternitet privat pranë Kievit të martën, sipas një postimi në faqen në Facebook të kreut të maternitetit Adonis, Vitaly Girin.
“Predha goditi maternitetin. Dëme të mëdha janë bërë, por ndërtesa është në vend. Të gjithë janë evakuuar”, shkroi Girin në faqen e tij në Facebook.
Girin gjithashtu u kërkoi njerëzve që të mos vinin në klinikë.
“Gjëja më e rëndësishme është të mos vini për askënd këtu tani. Të gjithë janë të sigurt,” shtoi Girin.
Një nga maternitetet në Kiev është zhvendosur në strehimore të improvizuara, ku atje janë vendosur dhe gratë shtatzëna.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus bëri thirrje për hapjen urgjente të një korridori humanitar në Kiev për të ofruar ndihmë për banorët që kanë mbetur në kryeqytetin ukrainas.
“Ne kemi nevojë për një qasje humanitare, periudha armëpushimi, në mënyrë që të mund të zhvendosim pacientët dhe të transportojmë furnizime mjekësore,” tha drejtori i programit të urgjencës të OBSH-së, Michael Ryan. /sarandacity.al/