Skenat e një thrilleri të vërtetë u zhvilluan ditën e djeshme në Andravidë, kur një çift dhe dy fëmijët e tyre u gjetën të vdekur nga fëmija i tretë i familjes.
Sipas informacioneve, trupat e bashkëshortëve, 37 dhe 32 vjeç, janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmijët, edhe ata të ezkekutuar jo. Fatkeqët janë gjetur në shtëpi, nga vëllai tjetër 12-vjeçar, i cili nuk ka qenë i pranishëm në ngjarje.
Dyshohet që krimi të jetë kryer nga i ati i këtij të fundit, i divorcuar më të ëmën, e cila kishte dy fëmijë të tjerë nga një martesë e re.
Autori mesa duket ka pasur për qëllim shfarosjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij të sëmurë, pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta ardhja e 12-vjeçarit, konkludon policia greke.
Ish-bashkëshorti i 28-vjeçares Maria, e cila jeton në Loutraki dhe është në kërkim. Nga ana tjetër, në fshat raportohet se autori i vrasjes mund të jetë një person tjetër me të cilin çifti ka pasur mosmarrëveshje.
Familja ishte e gjitha shqiptare, por identitetet ende nuk publikohen. /sarandacity.al/