Një arrestim e tre procedime është bilanci më i fundit i Policisë së Sarandës. Arsyet janë nga llotot e paligjshme e deri ndotja mjedisore.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Organizimi i lotarive të palejuara’, shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit:
– V. B., 53 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’, pasi u konstatua duke kryer punime në pronën e saj, pa lejen e organeve kompetente;
– N. Xh., 59 vjeç, banues në fshatin Dërmish, Finiq, për veprën penale ‘Ngacmimi seksual’, pasi ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur;
– Q. Rr., 59 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale ‘Menaxhimi i mbetjeve’, pasi është kostatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane jashtë vendit të përcaktuar'”, thuhet në raportin zyrtar. /sarandacity.al/