Nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit është publiuar lista me bashkitë fituese për grante në kuadër të projekteve të “100 fshatrave”, ku nga Jugu vetëm Dropulli minoritar ka fituar.
Interesante është se në shpjegim i mëshohet fort faktorit kanabis, si zonë me risk të lartë kultivimi që ekziston aty.
Nga FSHZH shpjegohet dhe se si u zhvillua ecuria e përzgjedhjes së projekteve.
“Thirrja publike për aplikime në kuadër te Skemës u publikua në datën 15 Korrik 2021 dhe ftonte të gjitha Bashkitë e territorit të Shqipërisë të aplikonin me projekt ide në bazë të objektivave të Skemës së Granteve e cila fokusohej në dimensionet e zhvillimit rajonal, nxitjen e institucioneve dhe partnerëve për bashkëpunim nëpërmjet projekteve ndërvendore që kanë një ndikim të qartë në zhvillimin rajonal.
Në fazën e parë të aplikimit morën pjesë 55 Bashki, nga të cilat 8 aplikuan në bashkëpunim me Bashki të tjera dhe 24 të tjera aplikuan në partnership me aktorë aktivë lokal si organizata jo fitimprurëse, shoqata lokale, biznese etj.
20 projekt-idetë më të mira u përzgjodhen për të vijuar garën duke dorëzuar aplikimin e plotë. Faza e dyte e aplikimit e cila përmbyllej në 15 nëntor 2021 u shoqërua me trajnime per stafet e bashkive të përzgjedhura për përgatitjen e projekteve dhe plotesimin e saktë të formateve.
20 Bashki aplikuan me projekte të plota në fazën e dytë të aplikimit dhe 10 prej tyre u përzgjodhën me sukses për të përfituar një grant në kuadër të Skemës për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, thuhet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku pra bashkitë e tjera të Jugut, përfshirë dhe Sarandën, nuk listohen ndër fitueset.
Siç dihet, ndër fshatrat e zonës në kuadër të “100 fshatrave”, janë Rusani dhe Çuka. /sarandacity.al/
164274 786407Immigration Lawyers […]the time to read or check out the content material or sites we have linked to below the[…] 925451
197903 610844I identified your weblog internet web site on google and check several of your early posts. Continue to maintain up the superb operate. I just further up your RSS feed to my MSN News Reader. Looking for forward to studying extra from you in a while! 137983
256593 588958What web host are you using? Can I get affiliate hyperlink on your host? I desire site loaded up as fast as yours lol 866293
270145 78371This website is normally a walk-through you discover the information it suited you about it and didnt know who need to. Glimpse here, and you will surely discover it. 561183
135637 115655As I site possessor I believe the topic material here is rattling great , appreciate it for your efforts. 461818