Nga data 15 mars e tutje, kalimi në Greqi do jetë më i thjeshtuar në kuadër të masave pandemike.
Siç njofton Ministria e Jashtme shqiptare, nuk do kërkohet më formular PLF.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 15 mars, nuk do të jetë më i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF për hyrjet në Greqi.
Heqja e PLF lehtëson procedurat e hyrjes në Greqi duke i dhënë peshë kontrollit të certifikatave të vaksinimit.
Nga data 5 mars, do të rritet edhe kapaciteti i pasagjerëve për autobuzat turistikë nga 85% në 100%”, thuhet në njoftimin zyrtar. /sarandacity.al/