Fjala është për Kupën “7 Marsi” në basketboll, një sport në ringritje në Sarandë, me shumë traditë dikur, por ende jo në evente zyrtare kombëtare.
“Në kuadër të Ditës së Mësuesit, në bashkëpunim me ZRA Sarandë, organizuam Kupën ‘7 Marsi’, në basketboll, për vajza e djem, midis shkollave 9-vjeçare të bashkisë.
Një aktivitet jo vetëm sportiv por edhe edukues e ndërgjegjësues, për të afruar fëmijët me sportin, për të jetuar shëndetshëm dhe larg veseve dhe rrugës.
Në përfundim të aktivitetit, vendin e parë për vajza e meritoi shkolla ‘9 Tetori’ dhe për djem shkolla ‘Adem Sheme’.
Lojtarët më të mirë u vlerësuan Evi Xhuvani e Mario Gjoka.
Falenderim i veçantë për mësuesit e apasionuar, Brunën, Ritin, Arlindin, Lencin, Brunon e Pajtimi.
Respekt e mirënjohje.
Gëzuar festën”, shkruan qytetari nr. 1 i Sarandës.
Megjithatë, ky është rasti për të thënë atë shumë përshpëritet si ankesë nga ata që direkt apo indirekt janë të angazhuar me basketbollin në qytet: mosfinancimi.
Mosfinancimi konsiderohet madje si një pengesave kryesore që basketolli sarandiot nuk është rikthyer ende në garat kombëtare. /sarandacity.al/