Një tjetër jetëhumbje të moshuarish në vetmi ka ndodhur në Sarandë. Në lagjen nr. 2, është gjendur e pajetë në banesë Shane Vlashi, 83 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Kujtojmë se kohët e fundit ka patur shumë vdekje të tilla të dhimbshme, ku njerëz të shtyrë në moshë mbyllin sytë në vetmi të plotë, pasi familjarëtm fëmijët më saktë, i kanë gjetkë në emigacion.
Të tilla priten edhe më shumë, pasi ky është një fenoment jo i veçuar por i përhapur. Pra ai i jetës në vetmi të moshave të treta. /sarandacity.al/