Personazhe të shoqërisë civile udhëhoqën një proteste kundër rritjes së çmimeve, ku veçohet nafta, pa marrë parasysh asnjë nga arsyetimet kryeministrore.
Të stacionuar përballë Kryeministrisë, edhe pse një pjesë e qeverisë me të parin ndodhet në Emirate, ata, si dhe dhjetra qytetare, kërkuan nga qeveria masat për të frenuar rritjen e çmimeve.
Edhe pse pranuar efektin “Ukrainë”, si baza e kësaj rritjeje të pazakontë, ata pretenduan se vendet e tjera po bëjnë diçka për zbutjen e fenomenit, ndërsa në Shqipëri kjo nuk po ndodh.
Në krye të protestave qenë emra që janë bërë tashmë ithtarë protestash, apo profesionistë të tillë, siç saranditi Adriatik Lapaj. Ishte gjithashtu dhe ai që luan Edi Ramën në Portokalli, Florian Binaj. /sarandacity.al/