Kryeministri Rama shpalli masën e parë qeveritare për t’i vënë fre rritjes së çmimit të naftës, por duke paralajmëruar njëherësh se më keqja që mund të ndodhë nuk është çmimi i lartë por mungesa një ditë e naftës në treg, ashtu si dhe energjisë. Kjo jo se do të ndodhë, por që gjykuar nga situata edhe mund të ndodhë.
“Ky vend është në luftë pasi lufta ka ardhur me faturën e çmimit të naftës, prandaj ne do ta trajtojmë këtë situatë si në luftë, për të frenuar çdo spekulant për çmimin e naftës.
Brenda 48 orësh do të shpalosim planin tonë me një akt ligjor, një bord për naftën, ku furnizuesit e vendit do të jenë në tavolinë me qeverinë, dhe ku marzhi i fitimit do të përcaktohet në atë tavolinë dhe ku do të flitet për të gjitha aspektet nga grumbullimi tek shfrytëzimi.
Nuk do të lejojmë që në pikën e furnizimit të shfaqen pa u miratuar nga bordi superspecial, që do të jetë një tryezë e përbashkët e furnitorëve dhe qeverisë. Sot nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar’, tha Rama.
Gjithashtu, shefi i qeverisë paralajmëroi përgatitjen e një pakete masash për të përballuar krizën, duke potencuar se lufta e shpërthyer në Ukrainë e rëndoi dhe më tepër. Dhe këtu është fjala sidomos për energjinë. /sarandacity.al/