Deputeti Braçe vijon të jetë ndër ato zëra nga brenda qeverisjes që bën opozitarin klasik, duke denoncuar sidomos në këtë kohë abuzimin me çmimit.
Në më të fundit denoncim të tij, ai sjell shembullin e vajit Floriol.
“Unë nuk kam asgjë me tregtarët! Unë nuk kam asgjë me të pasurit! Pooooo, problemi im janë abuzuesit dhe abuzimi ndër ta!
Tërmeti, pandemia, rinisja pas pandemisë, kanë sjellë ndryshime të kërkesës e ofertës në një ekuilibër të ri; Lufta, paniku e paqartësia prej saj, ka zhvendosur kërkesën dhe në kushtet e një oferte të pandryshuar ende, po imponon një ekuilibër të ri!
Por, ky ekuilibër nuk mund të zhvendoset në dëm të qytetarëve prej abuzimit, grykësisë për të fituar fort tani, duke bllokuar magazinat, ulur ofertën përmes uljes artificiale të sasisë së mallrave në qarkullim. Zonjë po të drejtohem ty sepse më thanë që kontrollon tregtimin e vajit floriol; po të drejtohem ty sepse më thanë që produkti yt ka njohur një rritje çmimi të llahtarshëm-nga 145 lekë për litër 25 ditë më parë, në 320 lekë për litër dje e në dyqanet e lagjeve çmimi arrin në 345 lekë për litër!
Çfarë ka ndodhur me produktin tënd? Me magazinën tënde? Kur e ke sjellë furnizimin e fundit? Me çfarë çmimi? Cila është norma jote e fitimit? A ka moral ky fitim? Për mua jo! Për organet fiskale duhet verifikuar deri në fund!”, shkruan Braçe.
Ditë më parë, deputeti socialist tha se dhe për çmimin e naftës, qeveria mund të gjejë mekanizma për ta frenuar. /sarandacity.al/
https://youtu.be/ojKdv4Lgqqw