E “mira” e luftës në Ukrainë është “zhdukja” e virusit koronar që mbërtheu botën nën një pandemi me goditje të rëndë humanitare dhe ekonomike në dy vjet, por OBSH nuk mendon kështu.
Për të, “armiku i padukshëm” vijon të jetë aktiv, edhe në Ukrainë me “armiq të dukshëm”.
Kjo organizatë tha të dielën se ishte e shqetësuar se lufta në Ukrainë mund të përkeqësonte pandeminë COVID dhe se po përpiqej të bënte më shumë për të kufizuar përhapjen e sëmundjeve infektive, shkruan CNN.
Numri i rasteve në rajon është më i ulët se në javën e kaluar, por ekziston një rrezik i konsiderueshëm i sëmundjeve të rënda dhe vdekjes për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis më shumë se dy milionë që u larguan nga vendi në zonat përreth.
Shkalla e vaksinimit në Ukrainë është rreth 34 për qind, ndërsa në Moldavinë fqinje është rreth 29 për qind, sipas Our World In Data.
Kishte gjithsej 791,021 raste të reja me COVID dhe 8,012 vdekje të reja në Ukrainë dhe vendet përreth midis 3 dhe 9 marsit, sipas një raporti të OBSH-së për situatën e publikuar të dielën.
“Fatkeqësisht, ky virus do të shfrytëzojë mundësinë për të vazhduar të përhapet”, tha Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e OBSH-së për COVID-19, gjatë një konference të mërkurën.
“Ne si organizatë e pranojmë se vendet janë në situata shumë të ndryshme; ato po përballen me sfida të ndryshme. Ka shumë lëvizje dhe refugjatë të lidhur me këtë krizë,” shtoi ai.
Gjithashtu të mërkurën, dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i Programit Shëndetësor Emergjent të OBSH-së, tha se do të kishte “pa dyshim” përhapje të infeksionit të koronavirusit në Ukrainë.
Ai ia atribuoi rritjen e parashikuar të numrit të rasteve mungesës së testimeve, vaksinimeve të ndërprera dhe një popullsie nën stres nga lufta, me shkallë tashmë të ulët të vaksinimit. /sarandacity.al/