Po bëjnë xhiron e botës pamjet e një gruaje e shtatzënë, e cila evaukohet pas bombardimeve ruse të një materniteti në Mariupol. Sipas Associated Press, ndërroi jetë ajo dhe foshnja gjthashtu.
Ishte pikërisht Associated Press që e filmoi fatkeqen duke u transportuar me barelë përmes rrënojave në një ambulancë, ndërsa përkëdhelte barkun e saj të përgjakur, me fytyrën e saj të zbehtë që pasqyronte tronditjen e asaj që sapo kishte ndodhur.
Ajo u dërgua me urgjencë në një spital tjetër ku mjekët luftuan për ta mbajtur atë në jetë. AP shkruan se kur e kuptoi se do të humbiste foshnjën, u bërtiti atyre: “Më vrisni tani!”
Një kirurg nga spitali u tha atyre se ajo ishte sjellë në gjendje të rëndë, se legeni dhe ijet i ishin shtypur dhe se mjekët kishin bërë një prerje cezariane në përpjekje për të shpëtuar foshnjën. Fatkeqësisht, foshnja nuk dha shenja jete, ndaj, thotë kirurgu, u nisën për të shpëtuar jetën e nënës.
“Ne e mbajtëm në jetë nënën për më shumë se 30 minuta, por fatkeqësisht nuk ia dolëm. Edhe foshnja edhe nëna vdiqën”, tha kirurgu.
AP shkruan se në kaosin pas sulmit, mjekët nuk kanë arritur të zbulojnë emrin e saj, por gjithsesi bashkëshorti dhe babai i saj kanë ardhur për trupin, shkruan Index.
“Të paktën dikush erdhi për të, kështu që ajo nuk përfundoi në varre masive që po gërmohen për numrin në rritje të të vdekurve në Mariupol”, përfundon AP.
Ndërkohë, një tjetër skenë e rëndë është regjistruar në Kiev, nga bombardimi i një pallati banimi 9-katësh.
Dy persona u vranë dhe disa u plagosën kur një granatë goditi një ndërtesë banimi në veriperëndim të Kievit të hënën në mëngjes, tha shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës.
“Trupat e dy personave u gjetën në një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, tre persona u shtruan në spital dhe nëntë persona morrë trajtim në vend”, tha agjencia në një deklaratë pak pas orës 20:00.
15 persona të tjerë thuhet se u shpëtuan nga zjarri dhe 63 u evakuuan. /sarandacity.al/