Qytetarët rusë vazhdojnë të dalin në rrugë dhe të protestojnë kundër pushtimit të Ukrainës, ku së fundi 776 prej tyre u arrestuan në 37 qytete. Pothuajse gjysma e protestuesve kundër luftës u arrestuan në Moskë. Një tjetër protestë u mbajt në të njëjtën kohë në kryeqytetin rus, me vetëm një protestues.
Pianisti Luca Zatravkin, djali i pianistit të njohur rus Nikas Safronov, kundërshtoi mbylljen e McDonald’s në Rusi dhe u lidh me zinxhir në derën e një restoranti të këtij brendi ushqimor në Moskë.
Rus ressam Nikas Safronov’un oğlu Luka Zatravkin, Mc Donald's'ın kapatılma kararını protesto etmek için kendisini Moskova'daki firma şubesinin kapılarına kelepçeledi. pic.twitter.com/NATb6e2NmX
— Vaziyet (@vaziyetcomtr) March 14, 2022
“Mbyllja është një akt dhune ndaj meje dhe bashkëqytetarëve të mi!”, bërtiti pianisti që u mor nga policia. Mësohet se ka një video tjetër në të cilën Zatravkin thotë: “McDonald’s më bëri këtë ky që jam sot!”
Dje kishte turma të mëdha në restorantet e McDonald’s në të gjithë Rusinë, sepse kompania mbylli dyert e të gjitha restoranteve të saj në vend në mesnatë, rreth 850 prej tyre. McDonald’s mori këtë vendim për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, por kompania tha se pavarësisht mbylljes do vazhdojë të paguajnë pagat për të 62,000 punonjësit.
Në fillim të kësaj jave, pasi njoftoi se nuk do të mund të shkonte më në McDonald’s, një rus vendosi të krijonte një stok burgerësh, duke future 50 prej tyre në frigorifer. /sarandacity.al/