Serbia, siç premtoi presidenti Vuçiç, do lejojë sasinë e grurit tyë kontraktuar nga furnizuesit shqiptarë që të vijë në Shqipëri.
Për këtë arsye, minsitrja e Bujqësisë Frida Krifca ishte në Beograd, prej nga tha se Open Ballkan në këtë rast do funksiononte.
“Në një takim me ministrin Nedimovic në Beograd patëm mundësinë të diskutojmë edhe njëherë marrëveshjen e Ballkanit të Hapur edhe në kushte në të cilat gjendemi tani dhe për të siguruar që kjo marrëveshje funksionon.
Kontratat e lidhura tashmë për importin dhe eksportin e produkteve të ndryshme përfshirë atë të misrit apo të grurit do të vijojnë normalisht.
Ne garantuam njëri- tjetrin për një bashkëveprim dhe bashkërendim institucional të mirëkuptuar dhe është shumë e rëndësishme që kompanitë shqiptare do të kenë mundësi që kësaj jave do të mund të vijojnë biznesin e tyre normalisht për importet e grurit dhe misrit.
Ky është një shembull i mënyrës se si marrëveshja e Ballkanit të Hapur krijon lehtësira edhe në periudha shumë të vështira, për arsye të luftës”, tha ministrja Krifca.
Më herët, kryeministri Rama tha se Serbia është në provë për respektimin e projektit Ballkan i Hapur nën dritën e zhvillimeve në Ukrainë, ku ekonomia globale po merr një goditje të rëndë, duke rrezikuar dhe furnizimin me grurë. /sarandacity.al/