Kreu i drejtësisë shqiptare Ulsi Manja tha se Njësia Antikorrupsion ka kallëzuar penalisht 20 zyrtarë dhe ish- zyrtarë, si dhe për 75 zyrtarë ka nisur procedimi disiplinor duke filluar nga vërejtje deri në shkarkim nga detyra.
Mes tyre, janë dhe zyrtarë të Kadastrës së Sarandës, për të cilën ai tha se janë bërë legalizime të jashtëligjshme.
Një pjesë janë 15 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të cilët kanë lejuar dhe regjistruar një objekt brenda një shkolle në kundërshtim flagrant me ligjin, ndodhur kjo në Pogradec.
“Rasti i dytë”, tha Manja, “ka të bëjë me një denoncim i ardhur nga një qytetarë i zakonshëm i cili ka dhënë dijeni për disa legalizime të ndodhur në vitin 2019 e në vazhdim në Kadastrën e Sarandës, për zonë Turizëm – Kanali i Çukës.
Menjëherë inspektorët e Njësia Antikorrupsion në ministrinë e Drejtësisë kanë nisur verifikimet dhe pas hetimeve intensive në Kadastrën e Sarandës është konstatuar legalizimi në kundërshtim me ligjin i dy objekteve me sipërfaqe 70 m2 dhe 81 m2.
Për këtë janë kallëzuar penalisht zyrtarë dhe ish-zyrtarët në Kadastrës se Sarandës duke vazhduar me ish-drejtorin dhe vazhduar me specialistët përkatës”.
“Në këtë kuadër”, shtoi ai, “janë propozuar nisja e procedimit disiplinor për një sërë zyrtarësh në Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Tiranë Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat dhe Elbasan. Po ashtu janë propozuar për masa administrative edhe për një seri punonjësish në institucione të ndryshme”. /sarandacity.al/