Kryeministri Rama paralajmëroi dhe njëherë atë që duket se po troket dhe më fort: krizën energjitike. E krahasoi atë që mund të vinte me vitin 1974.
Ai iu referua nja alarmi global, kur tha:
“Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kishte dal me një lajm që s’është pozitiv, por që konfirmon atë që kemi thënë disa herë. Problemi në këtë situatë nuk është kaq sa shohim dhe kaq sa duket, sepse ndërkohë që ne diskutojmë çmimet këtu, rreziku me naftën dhe energjinë është mungesa.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë zyrtarisht ka paralajmëruar mundësinë e shock-ut më të madh të energjisë në dekada. Ajo që i referohen 1974, ku ne s’ishim pjesë e botës, ishim në bunkier, por bota ka përballuar një krizë shumë të madhe të naftës.
Agjencia ka nxjerr një plan me pika, disa prej të cilave ne i kemi në draftin tonë të kursimit të energjisë. Por i kemi mbajtur që mos të na hidhen në fut. Është problem kur njeriu nuk do të pranojë faktet, është problem”, tha Rama, duke iu referuar me këtë fjali të fundit atyre që thërrasin në protesta.
Ai tha se qeveria do ketë një plan të kursimit të energjisë:
“Sot kemi mbledhjen e qeverisë, se do bëjmë ditën e hënë pushim. Pas kësaj do bëjmë një tjetër mbledhje për të bërë ditën e hënë pa makina, por do të vijë gradualisht. Agjencia thotë ‘të dielën pa makina’, pra do ta bëjmë dhe ne si ata, për të kursyer, jo për ekologji. Ose flasim për tre mosvajtje në punë njëlloj si me COVID, por jo më për infeksioni por për krizën”, u shpreh i pari i qeverisë. /sarandacity.al/