Kryeministri Edi Rama u shfaq në një supermarket, në rolin e një inspektori çmimesh ne terren.
Aty, i pari i qeverisjes tha se marzhi i fitimit në këto kohë duhet të jetë superminimal.
“E rëndësishme është që ushqimi bazë të jetë në një nivel të arsyeshëm, ku marzhi i fitimit të jetë superminimal në këtë fazë. Kostot të sigurohen dhe ecuria të sigurohet. Mos të ketë abuzime në kurriz të njerëzve se të tjerave s’kemi çfarë t’i bëjmë”, ishin fjalët e tij. /sarandacity.al/
https://youtu.be/tgrDeCS7ws8