Shqipëria starton me kufizimet në energji për orë të caktuara, por ende jo nga ajo për konsum.
Qeveria e nis nga akset rrugore, ato me ndriçim publik, duke vendosur t’jua ulë automatin natën.
Siç u njoftua nga ministrja e linjës, znj. Balluku, “Qeveria ka vendosur të marrë një sërë masash konsumi duke nisur nga vetë institucionet publike apo struktura të tjera publike. I kemi kërkuar ARRSH dhe OSHEE që të bëjë ndërprerje të ndricimit në akset automobilistike kombëtare: Aksi Tiranë – Durrës – bypassi i Durrësit, Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, Qafë Kasharit – Rinas, Lin – Pogradec, bypassi Shkodër, Korcë – Ersekë, Ura e Gajdarit – Qafë Gjashtë.
Ndërkohë do të ketë ndërprerje dhe në akset kombëtare të ndriçuara në degëzim sic janë: bypassi i Fierit me hyrje daljet e tij, Lezhë – Shëngjin me degëzime dhe Shkodër – Hani i Hotit në degëzimet e tij.
Nuk do të cënojmë rrethrrotullimet Rrogozhinë – Lushnje, Shkodër Hani i Hotit, Lezhë – Kakariq, degëzimi i fabrikës së cimentos.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj. Për më tepër, një masë që kemi marrë është kërkesa për të kufizuar energjinë për ndriçimin që nuk është e domosdoshme.
Pas orës 12 të mesnatës do i kërkohet bashkive që të fikin ndriçimet që nuk paraqesin domosdoshmëri,” tha Balluku. /sarandacity.al/
270887 874517Hello my family member! I wish to say that this post is wonderful, wonderful written and come with approximately all vital infos. I would like to see extra posts like this . 161906
132724 573143This web page might be a walk-through like the data you wanted concerning this and didnt know who need to. Glimpse here, and you will surely discover it. 300916