Media greke njeh shqetësimin se Shqipëria ende nuk njeh diplomat e universiteteve greke, ndërkohë që sipas saj, njeh pa asnjë problem diplomat e vendeve të tjera.
Protothema shkruan se për këtë ngërç “po ndërtohen ‘ura’ shkencore mes universitetit grek dhe atij shqiptar, ndërsa dosjen përkatëse e trajton zv. ministri i Arsimit Angelos Syrios”.
Greqia, nëpërmjet bashkëpunimeve, ndihmon në kuadrin e ekstroversionit Shqipërinë, e cila kërkon të gjejë vendin e saj në komunitetin akademik ndërkombëtar. Megjithatë, Ministria Shqiptare e Arsimit nuk njeh ende diplomat e universiteteve greke, pasi Shqipëria korrespondon me 4 vitet e studimit në Greqi me vitin e 3-të të studimit në Shqipëri, me rezultat që të diplomuarit e universiteteve greke të mos kenë akses në tregun e punës.
Të diplomuarit e universiteteve greke mund të marrin një diplomë vetëm nëse vazhdojnë studimet në një institucion universitar në Shqipëri, pasi diplomat 4-vjeçare greke njihen si korresponduese me bachelorin 3-vjeçar shqiptar, vijon Protothema.
Por siç shkruhet më tej, ka interes të madh për zgjidhjen e çështjes si nga pala greke ashtu edhe nga ajo shqiptare. Takime të përsëritura janë zhvilluar së fundmi për të hequr pengesën dhe për të njohur diplomat e Universiteteve greke në Shqipëri dhe mbajtësit e tyre për të kërkuar punë në lëndën e tyre shkencore.
Ndaj, thuhet se ministry Syrigos po bashkëpunon shkëlqyeshëm për këtë çështje me ambasadoren e Shqipërisë në Athinë, Luela Hajdaraga, me të cilën u takua së fundmi.
“Njohja e diplomave greke do të ndihmonte shumë shtetas shqiptarë të diplomuar nga universitetet greke të kthehen në atdheun e tyre dhe të kenë akses në tregun e punës, duke rritur përkatësisht interesin e kandidatëve shqiptarë për të studiuar në vendin tonë”, shkruan Protothema. /sarandacity.al/