A do vijojmë të kemi drita rregullisht apo po trokasin kufizimet, si njëherë e një kohë, nga 2001-shi e deri nga 2006-ta?
Ministrja e linjës Belinda Balluku i ka dhënë përgjigje këtij antkhi të shtuar të shoqërisë, duke garantuar furnizimin pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë qytetarët.
“Ne garantojmë dhe themi pa dyshim se energjia nuk do të mungojë. Qeveria ka marrë përsipër të mbulojë shpenzimet e shtuara për shkak të importit për familjarët, biznesin e vogël. Kemi mbrojtur edhe mbi 7 mijë bizneset e lidhura të tensionit të mesëm. Në këtë situatë kemi marrë angazhimin të vazhdojmë t’i mbështesim këto biznese”, tha ajo gjatë mbledhjes së Komitetit të Energjisë.
Sipas saj, situata e krizës po menaxhohet me kujdes.
“Jemi treguar të kujdesshëm me blerjet nga importi duke qenë se ne e kemi bërë të ditur se kush janë çmimet me të cilat ne përballemi kur dalim në tregun ndërkombëtar për të importuar energji. Të dhënat tregojnë se kjo situatë po menaxhohet.
E gjithë ndërmarrja është në gatishmëri për të kryer veprimet dhe aksionet që janë ngarkuar edhe me ndryshimin e skemës së funksionimit për shkak të emergjencës”, theksoi ministrja Balluku.
Shqipëria, si shumë vende, po përballet me një krizë energjitike, e shtuar kjo dhe nga konflikti në Ukrainë. Por e shtuar gjithashtu nga një mungesë e pazakontë rreshjesh për stinën ku jemi. /sarandacity.al/