Skandali më i madh i të gjitha kohërave në Oscars apo një skenë e inskenuar humori? Gjithçka tregon për të parën.
Komediani Chris Rock, 57 vjeç, po shpallte kategorinë “Dokumentari më i mirë artistik” kur vendosi të bënte një shaka të keqe me gruan e Will, Jada Pinkett – Smith, 50 vjeç, e cila vuan nga alopecia dhe rënia e flokëve.
Ai e krahasoi atë me G.I. Jane, heroina e aksionit nga filmi me të njëjtin emër, e cila dikur luhej nga Demi Moore me kokë të rruar.
Will Smith, 53 vjeç, u ngjit papritur në skenë dhe reagoi fizikisht ndaj aktorit të humorit, duke e goditur me shuplakë të fortë.
https://twitter.com/i/status/1508284867313811457
“Mos e përmend emrin e gruas sime! Mbylle gojën e ndyrë,” turfulloi papritmas Will Smith nga vendi i tij, duke bërë që yjet e Hollivudit rreth tij të shokohen.
Edhe Rock u befasua dukshëm pas reagimit të Smith dhe u përpoq të qetësonte situatën dhe ta kthente gjithçka në shaka, por Will ishte ende mjaft i tërbuar. /sarandacity.al/