Një tjetër superjaht në pronësi ruse u sekuestrua nga Britania si pjesë e sanksioneve të vendosura ndaj Kremlinit dhe oligarkëve rusë si rezultat i agresionit ndaj Ukrainës.
Jahti 58 metra quhet “Phi” ka e ç’nuk ka brenda, sipas ndërtuesve holandezë. Autoritetet britanike e “lidhën” atë dhe e ndaluan të largohej nga Canary Wharf, rrethi i biznesit të Londrës, të martën pasdite.
Pronësia e jahtit luksoz është “i fshehur qëllimisht mirë”, por besohet se i përket një biznesmeni rus, sipas Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit (NCA).
Ministri i Transportit i vendit, Grand Saps, vizitoi portin ku u kap mjeti luksoz ujor, superjahti i parë që kapet nga Britania që nga shpallja e sanksioneve muajin e kaluar.
Ai tha se konfiskimi dërgoi “një paralajmërim të qartë dhe të ashpër për Putinin dhe bashkëpunëtorët e tij”. “Bllokimi i Phi-t dëshmon, edhe një herë, se ne mund dhe do të marrim masat më të rrepta të mundshme kundër atyre që kërkojnë të përfitojnë nga lidhjet ruse,” tha ai.
Udhëtimi i parë i Phi u zhvillua nga Ijmuiden i Holandës për në Londër më 10 dhjetor, por që atëherë nuk është larguar nga vendankorimi i tij në lindje të Londrës, sipas Marine Tracker. /sarandacity.al/